Vaksinat, OBSH: Bota është duke dështuar moralisht

01:53 | 19 Janar 2021
Trina Galanxhi

Bota po përballet me një “dështim katastrofik moral” për shkak të politikave të pabarabarta të vaksinave kundër koronavirusit, ka paralajmëruar kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se nuk është e drejtë që të rinjët e shëndetshëm në vendet e pasura të vaksinohen, ndërsa të prekurit me infeksion në vendet e varfëra të mos kenë trajtim, shkruan BBC, transmeton portal arbresh.info

Ai tha se mbi 39 milion doza vaksinash ishin dhënë në 49 shtete më të pasura, por një komb i varfër ka marrë  vetëm 25 doza.

Deri më tani, Kina, India, Rusia, Britania e Madhe dhe SHBA kanë zhvilluar të gjitha vaksinat kundër koronavirusit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme