Presidentja e Komisionit të BE, Ursula von der Leyen po shqyrton kufizimin e eksportit të vaksinave të pakta të Covid-19 nga Bashkimi Evropian. Kjo varet nga veprimet reciproke, e bëri të qartë ajo. Po të mos ndryshojë gjë në këtë situatë, BE do të mendojë t’i varë eksportet në vendet që prodhojnë vetë vaksina nga gatishmëria e tyre për të eksportuar.
Do të ndërmerren të gjithë hapat e nevojshëm për ta arritur këtë. Komisioni do të shqyrtojë gjithashtu nëse eksportet në vendet që kanë një normë më të lartë vaksinimi, sesa BE janë akoma proporcionale. Evropa thjesht dëshiron të sigurojë që të marrë pjesën e saj të drejtë, tha von der Leyen.
“Kriza e shekullit”
“Ne jemi gati të përdorim të gjitha instrumentet që na duhen për ta arritur atë,” shtoi von der Leyen. Të gjitha opsionet janë në tryezë. Ajo dëshiron të paraqesë propozimet e saj për debat në samitin e BE javën e ardhshme.
“Ne jemi në krizën e shekullit”, tha von der Leyen. Gjashtë vende të BE janë ankuar në Bruksel për shpërndarje të reduktuara të vaksinave. Ekziston një mungesë akute e dozave të vaksinimit në komunitetin ndërkombëtar për shkak të problemeve të furnizimit të AstraZenecas.
Mesazh ndaj Britanisë së Madhe
Sipas Komisionit të BE, që nga 1 Shkurti janë eksportuar nga Bashkimi Evropian në 33 vende të paktën 41 milion doza të vaksinës kundër Covid-19, megjithëse në vetë BE mungojnë vaksinat dhe po bëhen përparime të ngadalta. Kjo vështirë se mund t’u shpjegohet qytetarëve, tha von der Leyen.
Sipas saj, dhjetë milionë doza vaksinash kanë shkuar në Britaninë e Madhe vetëm nga BE. Britania e Madhe “është vendi numër një për të marrë vaksina nga BE,” tha von der Leyen. Në kontratën e BE me AstraZeneca, megjithatë, janë përfshirë dy fabrika britanike për furnizimet e BE.
“Ne ende po presim që të vijnë vaksinat nga Britania e Madhe,” tha von der Leyen. “Kjo është një ftesë për të na treguar që po na vijnë vaksina nga Britania e Madhe dhe se ne kemi reciprocitet”.
Britania e Madhe befasohet
Ministri i Jashtëm britanik, Dominic Raab u befasua dhe kërkoi një shpjegim personal nga der Leyen, pasi Britania e Madhe ka garanci dhe kontrata: “Ne presim që këto garanci dhe dorëzimi i kontraktuar të mbetem. Për të qenë sinqertë, unë jam i befasuar që po e bëjmë këtë diskutim”, tha ai. Bota po shikon se si sillet BE.
Bashkëpunimi me SHBA vazhdon
Në ndryshim nga britanikët, SHBA nuk preken nga kërcënimi nga Brukseli. Edhe pse vetë Shtetet e Bashkuara kanë vendosur një ndalim eksporti të vaksinave, von der Leyen e bëri të qartë se kishte reciprocitet. Ekziston një shkëmbim i gjallë transatlantik i mjeteve të prodhimit për vaksinat, tha ajo.
Komisioni i BE prezantoi në janar një mekanizëm të kontrollit të eksportit për vaksinat kundër Covid-19. Që atëherë, prodhuesve u është dashur t’i raportojnë eksportet e tyre në vendet e treta dhe të marrin aprovim për to. Por presioni politik po rritet për shkak të mungesës së vaksinave. Disa politikanë evropianë po bëjnë fushatë për një ndalim të plotë të eksporteve./dw/
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...