Afganistani ka marr dërgesën e parë të vaksinave kundër koronavirusit, përmes programit COVAX të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
OBSH-ja tha se dërgesa me 468 000 doza është pjesa e parë e afro 3 milionë dozave në total, që pritet t’i jepen falas Afganistanit. Sipas OBSH-së, vaksinat e para për këtë vend u siguruan nga Instituti Serum i AstraZeneca-s, me seli në Mumbai të Indisë.
Zyrtarët afganë të shëndetësisë thanë se programi COVAX, i cili ka për qëllim shpërndarjen e vaksinave edhe në vendet në zhvillim, do të sigurojë vaksina për të mbuluar 20 për qind të popullatës 38-milionëshe të Afganistanit. “Ne duhet t’i përshpejtojmë përpjekjet tona për të siguruar që të gjithë afganët e kualifikuar, vaksinohen dhe mbrohen nga COVID-19 [sëmundja që e shkakton koronavirusit”, tha ushtruesi i detyrës së ministrit afgan të Shëndetësisë, Wahid Majroh.
Vaksinimi në Afganistan nisi në fund të shkurtit, me një donacion të vaksinave nga India.
Përfaqësues të COVAX-it thanë se Afganistani është vendi i parë në rajon që merr vaksina nga ky program. Afganistani besohet të jetë goditur rëndë nga pandemia gjatë vitit të kaluar, por testimi i kufizuar dhe kujdesi i dobët shëndetësor i kanë kufizuar kapacitetet e vendit për të ndjekur virusin. Zyrtarisht, Afganistani ka regjistruar vetëm 55,600 raste me koronavirus dhe rreth 2,430 vdekje.
Por, një sondazh i Ministrisë së Shëndetësisë, i realizuar në gusht të vitit të kaluar, ka vlerësuar se deri në 10 milionë njerëz, gati një e treta e popullsisë, mund të jenë infektuar me koronavirus./tch/
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...