Google ADS

Vaksina potenciale gati për shtator

16:22 | 21 Maj 2020
Arbresh.info

Gjiganti farmakologjik AstraZeneca ka njoftuar se është gati të ofrojë një vaksinë të re potenciale nga shtatori.

Firma tha se kishte arritur marrëveshje për të shpërndarë të paktën 400 milionë doza të vaksinës, që është duke u zhvilluar me Universitetin e Oksfordit, transmeton portali arbresh.info.

AstraZeneca tha se ishte në gjendje të prodhojë një miliard doza të vaksinës AZD1222 këtë vit dhe tjetër.

Testimet fillestare janë duke u zhvilluar dhe AstraZeneca tha se pranoi që vaksina mund të mos funksionojë.

Por kompania tha se ishte e angazhuar për avancimin e programit klinik.

Shkencëtarët kanë paralajmëruar se një vaksinë koronavirus, nëse zhvillohet, mund të mos i japë imunitet të plotë, ndërsa kryeministri Boris Johnson ka paralajmëruar se një vaksinë mund të mos gjendet kurrë.

Përkundër këtyre rezervave, studimi intensiv vazhdon, me rreth 80 grupe në të gjithë botën që punojnë për vaksina të mundshme./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme