Vaksina kundër Covid-19: Gjermania aprovon provat e para njerëzore

12:22 | 22 Prill 2020
A. B.

Një test klinik në Gjermani ka aprovuar vaksinën për Covid-19, këtë e ka bërë të ditur Instituti Federal i vendit për vaksinat.

Kjo do të shohë që 200 njerëz të shëndetshëm midis moshës 18 dhe 55 vjeç marrin disa variante të vaksinës pasi shkencëtarët ekzaminojnë efikasitetin e saj në sigurimin e imunitetit ndaj virusit vdekjeprurës, shkruan “The Independent”, transmeton portali arbresh.info

Gara është për të zhvilluar një vaksinë e cila do të jetë në gjendje të ndihmojë për të përmirësuar përhapjen e koronavirusit, i cili deri më tani ka vrarë më shumë se 177,000 njerëz dhe ka infektuar 2.5 milion, sipas shifrave të Universitetit Johns Hopkins.

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka thënë se ka të paktën 20 vaksina të ndryshme Covid-19 aktualisht në zhvillim, duke përfshirë një pjesë të vogël në fazën e provës klinike. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme