Vaksina kineze kundër koronavirusit mund të jetë gati në fund të këtij viti

11:41 | 23 Korrik 2020
Arbresh.info

Një vaksinë nga një grup farmaceutik kinez mund të jetë gati nga fundit i këtij viti.

Liu Jingzhen nga Grupi Kombëtar Farmaceutik në Kinë, ka thënë se testimet e vaksinës në njerëz pritet të përfundohen në tre muajt e ardhshëm.

Arbresh.info raporton se kjo vaksinë nga Sinofarm mund të vonohet deri në një rezultat final për shkak të shpërthimit të rasteve të reja në Kinë.

Sinofarm ka kryer testimet për vaksinën kundër koronavirusit në Kinë gjithashtu edhe në Brazil./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme