Një vaksinë e zhvilluar nga hulumtuesit në Danimarkë kundër koronavirusit të ri (COVID-19) ka treguar rezultate premtuese në testet ndaj minjve, njoftuan zyrtarët, transmeton Anadolu Agency (AA).
Një ekip hulumtuesish nga Departamenti i Imunologjisë dhe Mikrobiologjisë të Universitetit të Kopenhagës “kanë arritur një moment të rëndësishëm”, tha universiteti në një deklaratë.
Universiteti tha se kanë testuar një vaksinë për virusin SARS-CoV-2, i cili tani ka marrë mbi 420 mijë jetë njerëzish në të gjithë globin, në minj për dy muaj dhe rezultatet janë “premtuese”.
“Ne kemi testuar vaksinën tek minjtë dhe kemi arritur përgjigje pozitive imune. Është një hap i rëndësishëm”, tha prof. Ali Ali Salanti, i cili udhëheq ekipin.
Sipas deklaratës, pasi u vaksinuan, minjtë prodhuan sasi të mëdha antitrupash që mund të neutralizojnë SARS-CoV-2.
Hulumtuesit po planifikojnë të fillojnë testet e para klinike tek njerëzit brenda 6 muajve të ardhshëm, thuhet më tej.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...