Google ADS

Vaksina e ardhshme, në duart e vendeve të pasura

22:02 | 17 Shtator 2020
Arditë Shkodra

Më shumë se gjysma e dozave të premtuara të vaksinave të koronavirusit janë gllabëruar tashmë nga vendet e pasura – thotë Oxfam.

Organizata Ndërkombëtare e Bamirësisë thotë se studimi i saj i marrëveshjeve të nënshkruara aktualisht nga kompanitë e ilaceve dhe prodhuesit për furnizimin me vaksina në një fazë të avancuar kërkimore, tregon se 51 për qind janë blerë nga vende që përfaqësojnë vetëm 13 për qind të popullatës së botës.

Oxfam dhe organizata të tjera kërkojnë një ndalje të praktikave të korporatave në mënyrë që një vaksinë e popullit të jetë e disponueshme për të gjithë. Përfundimet e saj, koincidojnë me takimin e ministrave të shëndetësisë dhe finanacave të G20, për të diskutuar mbi pandeminë globale. Oxfam po ashtu paralajmëron se edhe nëse të pesë vaksinat kryesore të mundshme do të kenë sukses, 61 për qind e popullatës së botës nuk do të ketë një vaksinë të paktën deri në 2022.

Ajo pretendon se një prodhues kryesor synon të fitojë dhe ia ka premtuar të gjitha furnizimet e tij vendeve të pasura pavarësisht se ka marrë më shumë se 2 miliardë euro subvencionime me para publike. Edhe pse një kompani tjetër ka premtuar dy të tretat e dozave për vendet në zhvillim, rezervat mund të arrijnë tek më pak se katër në cdo dhjetë banorë të thjeshtë të botës.

OBSH dhe Bashkimi Evropian kanë mbështetur iniciativën COVAX, që punon për akses të drejtë të të gjithë botës në vaksinat e koronavirusit. Në gusht, OBSH tha se 172 vende dhe prodhues vaksinash janë angazhuar në proces.

Të ngjashme