Google ADS

Vajzat myslimane bien pre e abuzimeve raciste në Poloni

23:31 | 28 Qershor 2017
Arbresh.info

Një grup vajzash myslimane nga Berlini thonë se kanë rënë pre e racizmit në vizitën e tyre tek memorialet e Holokaustit në Poloni.

Vajzat, pjesë të një grupi të studimit thonë se vendësit i kërcënuan ato, ndërsa policia nuk bëri asgjë për t’i mbrojtur, transmeton portali arbresh.info.

Njëzetë të rinj nga Shkolla Theodor Heuss Community shkuan në një udhëtim të organizuar nga Gjermania për të vizituar memorialin.

Udhëtimi kishte për qëllim edukimin e studentëve për Holokaustin dhe se si polakët kishin vuajtur gjatë pushtimit nazist./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme