Dy vajza kanë denoncuar në policinë italiane babain e tyre, duke e akuzuar atë se ka abuzuar seksualisht për disa vite.
Babai, 56-vjeçar është arrestuar nga autoritetet në rajonin e Gorgonzola, në Milano.
Burri dyshohet se ishte i dhunshëm dhe pas sherrit të fundit vajzat e tij e denoncuan në polici ku treguan kalvarin e vuajtjeve që sipas tyre, kishte nisur që në kohën kur ato kishin qenë të mitura dhe që kishte vijuar për vite me radhë, njoftojnë mediat italiane.
Trupi gjykues dëgjoi palët e përfshira në këtë proces dhe ra dakord me kërkesën e prokurorisë duke lënë në burg 56-vjeçarin shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet me dije.
Sipas hetimeve, burri nuk kishte një punë fikse dhe abuzonte me alkoolin. Ai shkonte shpesh herë i dehur në shtëpi dhe kërcënonte familjarët se do t’i vriste dhe i dhunonte.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...