Disa dekada më parë, shumica e francezëve e kundërshtonin fuqishëm partinë e së djathtës ekstreme “Fronti Nacional”.
Por me përhapjen e valës së populizmit përreth Europës, kandidatja presidenciale Marine Le Pen ka më shumë mundësi për të fituar “Elizenë” sesa babai i saj, themeluesi Jean-Marie Le Pen.
Ky i fundit ngriti zërin kundër papunësisë, korrupsionit dhe një vale emigrantësh afrikano-veriore, duke siguruar mbështetje mes policëve, ushtarëve, katolikëve të moshuar e të papunëve. Por oratori karizmatik u etiketua si racist provokues nga kritikët e tij dhe është dënuar për një sërë akuzash, përfshirë zhvlerësimin e holokaustit, nxitjen e urrejtjes racore dhe goditjen e një politikaneje.
Këto elemente kontribuan në popullaritetin e ulët të partisë. E megjithatë, për profesorin e Universitetit të Shkencave Politike, Alain Garrigou, “Fronti Nacional” është sot shumë larg rrënjëve të tij, që prej themelimit në 1972-shin.
“Vajza e tij duket sikur në njëfarë mënyre e ka normalizuar Frontin Nacional, në atë që është konsideruar si proces çdemonizimi. Pavarësisht se elementët që shënjojnë të djathtën ekstreme janë të pranishme, metodat politike kanë evoluar”, tha Alain Garrigou, analist.
Vajza e Le Pen, Marine mori udhëheqjen e partisë në vitin 2011. Ajo e përjashtoi të atin nga partia në vitin 2015, pasi ai përsëriti komentet polemizuese për holokaustin, duke thënë se dhomat e gazit që u përdorën për të vrarë hebrenjtë ishin një detaj i historisë.
Gjatë viteve, Le Pen u përpoq të braktiste retorikën luftarake të babait të saj, duke ia hequr partisë imazhin antisemitik që e kishte shoqëruar përgjatë 40 viteve. Ajo e pozicionoi partinë si një forcë antiemigrante dhe euroskeptike, që ofron politika proteksioniste për të mbrojtur punonjësit francezë nga globalizimi.
Sipas autorit të librit “Politikat e djathta të Europës”, Jean-Yves Camus, dhe pse shumë vazhdojnë të jenë kundër “Frontit Nacional” që prej detoksifikimit të imazhit të partisë, Marine është shndërruar në një kërcënim të madh për partitë kryesore të majta e të djathta, që kanë dominuar politikën franceze.
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...