Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur së fundmi në Sapnjë.
Bëhet me dije nga mediat e huaja se një 30 vjeçare nga Spanja është arrestuar nga policia pasi akuzohet se inskenoi rrëmbimin e saj për t’i marrë para së ëmës. Ngjarja është shënuar në ishullin Tenerife, ku 30 vjeçarja i dërgoi një videos nënës së saj, në të cilën shfaqej e gjakosur dhe me një thikë në qafë, raportojnë mediat e huaja.
Ajo, bashkë me të dashurin dhe familjen e tij alarmojnë nënën e saj, duke i kërkuar mes të qarash 50 mijë euro për ta liruar. “Nëse doni të më shihni të gjallë, duhet t’i paguani”, thotë ajo duke pretenduar se është rrahur dhe dhunuar fizikisht nga disa persona dhe e paralajmëron se nuk duhet t’i tregojë askujt.
“Mami, ata më kanë rrëmbyer mamin, dhe nuk e di pse. Nuk mund t’i thuash asgjë policisë. Nëse e bën, ata do të më vrasin.”, thotë ajo. E ëma tërhoqi 50,000 euro nga një bankë pasi mori videon. Në momentin e arrestimit, ajo ashtu dhe bashkëpunëtorët e saj ndodheshin në një dhomë lojërash.
Të arrestuarit përballen me akuzën e simulimit të një krimi, i cili parashikon një gjobë nga 6 deri në 12 muaj. Kësaj i shtohet edhe një krim i zhvatjes që dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet. Pas kontrolleve, policia gjeti një armë, shaminë me të cilën kishte lidhur gojën si dhe një shishe me gjak fals./gsh/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...