Google ADS

Vajza e ish-spiunit rus “po përmisohet me shpejtësi”

21:07 | 29 Mars 2018
Trina Galanxhi

Yulia Skripal, vajza e ish-spiunit Sergei Skripal është duke u përmisuar dukshëm dhe nuk është më në gjendje kritike, ka raportuar spitali ku ajo është duke u trajtuar.

Ajo dhe babai i saj u helmuan katër javë më parë, pasi u ekspozuan ndaj një agjenti nervor në Salisbury, transmeton portali arbresh.info

Burime të BBC kanë bërë të ditur se vajzës së ish-spiunit i është kthyer vetëdija dhe ka filluar të flasë.

Megjithatë, babai i saj vazhdon të mbetet në gjendje kritike, por të qëndrueshme.

Ata u pranuan në spital më 4 mars, pasi u gjetën të rrëzuar në një stol në qendrën tregtare Maltings në Salisbury.

Policia në Britani të Madhe ka theksuar se ata u helmuan në shtëpi të tyre, ndërsa ka theksuar se hetimet mbi rastin do të zgjasin./arbresh.info/

Të ngjashme