Yulia Skripal e cila është helmuar së bashku me babain e saj në Salisbury muajin e shkuar ka refuzuar ofertën për ndihmë nga Ambasada e Rusisë.
“Nuk dua të përfitoj nga shërbimet e tyre”, tha ajo, transmeton portali arbresh.info.
Ajo shtoi më tej: “E gjej veten në një jetë tërësisht të ndryshme nga ajo e zakonshme që e lashë vetëm një muaj më parë dhe jam në kërkim të përshtatjes me perspektivat e mia, ndërsa ende e marr veten nga ky sulm ndaj meje”.
Babai i saj, Sergei Skripal, tha ajo, vazhdon të jetë “i sëmurë rëndë”, duke shtuar se ai është në kujdesin e Spitalit të Qarkut Salisbury.
Duke lavdëruar stafin spitalor për mirësinë e tyre dhe ekspertizën e qartë klinike, 33-vjeçarja tha se ajo ishte ende duke vuajtur efektet e agjentit nervor të përdorur kundër tyre./Arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...