Brenda Delgado, 33 vjeç, po kërkohet nga FBI në lidhje me vrasjen e Kendra Hatcher.
Hatcher, e cila punonte si dentiste, është vrarë nga një vrasës me pagesë, afër apartamentit të saj në Dallas, në shtatorin e kaluar, transmeton arbresh.info.
Sipas FBI-së vajza e braktisur nga dashuria Delgado ka punësuar dy persona për të kryer vrasjen.
33-vjeçarja është e ende e lirë dhe tani për tani është e vetmja grua që bën pjesë në dhjetëshen më të kërkuar të FBI.
FBI ka ofruar një shpërblim që dërgon drejt arrestimit, megjithatë mendohet se ajo ka udhëtuar drejt Meksikës, transmeton arbresh.info.
Sipas raportit të FBI-së besohet se ajo e ka kryer këtë akt nga xhelozia pasi ish i dashuri i saj, dermatologu Ricardo Panigua ishte duke planifikuar të kalonte pushimet me viktimen në Kankun.
Delgado, e cila po studionte për stomatologji, ishte bërë edhe më shumë xheloze pasi ish i dashuri i saj kishte njoftuar viktimën me prindërit e tij.
Mendohet se ajo ka rekrutuar njërin nga bashkëpunëtorët e saj me premtimin e një furnizimi të qëndrueshëm të drogës përmes lidhjeve të saj me një kartel.
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import t...
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...
USAID 25 vjet në Kosovë, Ambasada amerikane: Riafirmim i për...