Ushtria ukrainase shkatërron edhe 20 automjete ushtarake ruse

22:51 | 3 Mars 2022
S D

Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës tha se shkatërroi gjithsej 20 automjete ushtarake ruse pranë bazës ajrore Hostomel të enjten, transmeton arbresh.info.

Në një video të postuar në twitter shihen disa ushtarë ukrainas duke treguar automjete të dëmtuara dhe të djegura të shënuara me shenjën V që sugjeron se ata ishin në mesin e forcave ruse që erdhën nga Bjellorusia.

Fillimi i kolonës prej 40 miljesh, i identifikuar në imazhet satelitore, ishte vetëm në veri të bazës ajrore Hostomel.

CNN ka gjetur dhe verifikuar autenticitetin e videove në një zonë rreth pesë milje larg nga fusha ajrore Hostomel, e cila u raportua se ishte kapur nga forcat ruse në shkurt.

Në llogarinë në Twitter të Ministrisë së Mbrojtjes thuhet se “Gjithsej, gjatë ditës, forcat speciale shkatërruan 20 automjete luftarake të armikut në Hostomel”.

“Beteja po zhvillohet nga një grup i kombinuar i forcave speciale të udhëhequra nga GUR e ministrisë së mbrojtjes të Ukrainës dhe grupeve lokale të rezistencës”, thuhej në Twitter./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme