Ushtria ukrainase ka pretenduar se ka arritur disa “suksese” në luftimet në rajonin lindor të Donjeckut, përderisa ka shqetësime lidhur me mundësinë e betejave që kërcënojnë të shkaktojnë një katastrofë në centralin bërthamor të Zaporizhjës në jug të shtetit.
Raportohet për luftime të ashpra teksa pushtimi rus i Ukrainës po hyn në muajin e 16-të.
Liderët e Bashkimit Evropian gjatë një samiti dyditor në Bruksel u zotuan për vazhdimin e mbështetjes ushtarake për Ukrainën “për aq kohë sa të jetë e nevojshme”.
Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase tha më 30 qershor se “përpjekjet kryesore” të Rusisë po përqendrohen përreth Limanit, Bahmutit dhe Marijinkës, ku “luftimet e ashpra po vazhdojnë”.
Kievi tha se “beteja të ashpra” po vazhdojnë, por trupat e tij po vazhdojnë t’iu bëjnë presion forcave ruse në qytetin e Bahmutit.
Ushtria ukrainase tha se forcat e saj “kanë pasur sukses dhe po bëhen më të forta në dëbimin e rusëve nga pozicionet më herët ata kishin marrë nën kontroll”. Në raportin e Shtabit u tha po ashtu se rusët po vazhdojnë të rezistojnë.
Radio Evropa e Lirë nuk ka mundur të konfirmojë pretendimet për përparim në zonat ku ka luftime të ashpra.
Sulme me dronë dhe raketa të Rusisë janë raportuar në disa zona gjatë natës.
Anatoly Kurtev, sekretar në këshillin e qytetit të Zaporizhjës, ku ndodhet centrali më i madh bërthamor në Evropë, tha se ushtria ka thënë se asnjë civilë nuk është plagosur dhe nuk janë shkaktuar dëme të mëdha në sulmet e kryera gjatë natës nga Rusia.
“Gjatë natës ka pasur sërish sulme, por këtë mëngjes situata në Zaporizhja është stabile”, shkroi Kurtev në Telegram.
Guvernatori i rajonit të Zaporizhjës tha më 29 qershor se autoritetet kanë kryer disa stërvitje të reagimit të shpejtë në zonën pranë centralit bërthamor, për të koordinuar përpjekjet në rast të një “situate emergjente”.
Kievi së fundi e ka akuzuar Rusinë se po planifikon një sulm “terrorist” në central, të cilin Moska e ka marrë nën kontroll që në ditët e para të nisjes së pushtimit.
Ambasadori rus në Kombet e Bashkuara, Vasily Nevenziya, tha më 29 qershor se ai i ka shkruar Këshillit të Sigurimit dhe sekretarit të përgjithshëm, Antonio Guterres, për t’i siguruar se “ne nuk kemi synim që të sulmojmë centralin bërthamor”./rel
Vihet gurthemeli i objektit të ri të Komunës së Shtimes
25 vjet pas, sfidat e Institutit për Krimet e Kryera gjatë L...
Yll Limani pas koncertit të parë në Prishtinë: S’kam fjalë, ...
E konfirmon Arteta: Saka mungon për më shumë se dy muaj
Tayna e mbështet Yll Limanin, i shkon në koncert
Hamza i PDK-së: Pensionet e moshës do të rriten 70%