Aeroplanët e luftës të ushtrisë turke kanë vrarë 34 militantë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PPK) gjatë dy sulmeve të ndara në veri të Irakut, ka bërë të ditur ushtria.
Sulmet kishin në cak militantët në regjionin Zap dhe u kryen menjëherë pas mesnatës dhe pas mëngjesit, thuhej në deklaratë, transmeton arbresh.info.
Militantët e PPK-së, të cilët për tri dekada kanë udhëhequr kryengritjet në juglindje të Turqisë, kanë kampe në malet e veriut të Irakut, ku rregullisht janë goditur nga aeroplanët turq që nga prishja e armëpushimit në korrik të 2015-ës.
Më shumë se 40,000 persona janë vrarë në këtë konflikt, duke përfshirë edhe disa mijëra që u vranë në luftimet pas prishjes së armëpushimit.
PPK-ja e cila është fajësuar se ka kryer disa sulme vdekjeprurëse me bomba në qytete të ndryshme të Turqisë gjatë vitit të kaluar, konsiderohet si organizatë terroriste nga Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian./Arbresh.info
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...