Dy pjesëtarë të organizatës terroriste PKK që ishin në gatishmëri të kryenin akte terroriste janë neutralizuar në veri të Irakut përmes një operacioni të ushtrisë turke, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një njoftimi të ministrisë, terroristët janë neutralizuar në rajonin Avashin-Basyan të Irakut verior, përmes një operacioni të mbështetur nga avionët e forcave turke.
Ministria tha se ushtria e Turqisë po e vazhdon me vendosmëri luftën kundër terrorizmit.
Terroristët e PKK-së shpesh përdorin Irakun verior si bazë për të planifikuar sulme ndërkufitare terroriste ndaj Turqisë.
Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e lisutar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40.000 njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja.
Driloni ndan shtratin me Gjestin, Xheneta: Nuk e di qysh ka ...
Tyson Fury – Oleksandr Usyk/ Meçi i vitit, flasin eksp...
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...