Google ADS

Ushtria turke sulmon një konvoj që ishte nisur drejt Afrinit

21:15 | 23 Shkurt 2018
Trina Galanxhi

Forcat e armatosura turke kanë bllokuar një konvoj në rajonin Afrin.

Sipas ushtrisë turke konvoji prej 30 deri në 40 veturave por transportonte “terroristë, armë dhe municione”, transmeton portali arbresh.info

Kurdët sirianë iu kanë përgjigjur deklaratës duke pretenduar se konvoji po barte civilë, ushqime dhe mjete mjeksore, raporton Reuters, duke cituar zëdhënësin e YPG Birusk Hasaka.

Gjatë sulmit është vrarë një person dhe 10 të tjerë kanë mbetur të plagosur./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme