Forcat e Armatosura të Turqisë njoftuan se qendra e qytetit Afrin në Sirinë veriperëndimore, në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit” të nisur nga Turqia, është rrethuar që nga dita e djeshme, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim, Shtabi i Përgjitshëm i Turqisë tha se qendra e qytetit Afrin është rrethuar si rezultat i operacioneve në vazhdim që zhvillohen në rajon dhe se “zona kritike të rëndësishme” janë rrethuar.
– Neutralizohen 3.393 terroristë
Ushtria turke, mëngjesin e sotëm, poashtu bëri të ditur se gjithsej 3.393 terroristë janë “neutralizuar” që nga fillimi i operacionit.
Më 20 janar, Turqia nisi operacionin “Dega e Ullirit” për të pastruar terroristët e YPG/PKK-së dhe DEASH-it nga Afrini.
Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë, operacioni synon të krijoj siguri dhe stabilitet përgjatë kufijve të Turqisë dhe rajonit dhe njëkohësisht të mbrojë sirianët nga shtypja dhe mizoria e terroristëve.
Nga atje theksojnë se operacioni është duke u zhvilluar në kuadër të të drejtave të Turqisë të bazuara në të drejtën ndërkombëtare, rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB), të drejtat e vetëmbrojtjes në bazë të Kartës së OKB-së, si dhe në respektin për integritetin territorial të Sirisë.
Ushtria gjithashtu potencoi se vetëm objektivat e terrorit janë duke u shkatërruar dhe se “kujdes maksimal” është duke u dhënë për të shmangur dëmtimin e civilëve.
– Operacioni “Dega e Ullirit”, çlirohen edhe 3 fshatra në Afrin
Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) dhe Ushtria e Lirë Siriane (ULS) në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit” pastruan nga YPG/PKK-DEASH edhe 3 fshatra të tjerë në Afrin të Sirisë.
Sipas informacioneve të gazetarëve të AA-së në terren njoftohet se TSK dhe ULS kanë çliruar nga terroristët e YPG/PKK-së dhe DEASH-it fshatin Masaracik pranë qytezës Mabatli në veriperëndim të Afrinit, fshatin Karabash pranë qytezës Xhinderes si dhe fshatin Kefer Dali e Poshtme pranë qendrës së qarkut në Afrin.
Së bashku me këto fshatra, në kuadër të operacionit janë marrë nën kontroll gjithsej 217 rajone, përfshirë 180 fshatra dhe 37 pika kritike.
Afrini së bashku me qendrën e qytetit përbëhet nga 6 qyteza, Raxhu, Bulbul, Shejh Hadid, Xhinderes, Sheran dhe Mabatli. Përveç Mebatli-t, në kuadër të këtij operacioni të gjitha qendrat e qytezave janë marrë nën kontroll.
YPG/PKK, të gjitha përforcimet dhe linjat mbrojtëse i ka në qendrën e qytezës së Afrinit. Ndërsa civilët nga qytezat i kishte transportuar në qendrën e qarkut që t’i përdorë si mburojë e gjallë.
Nga ana tjetër i bllokon arabët dhe kurdët të cilët dëshirojnë të shkojnë në rajonet e kontrolluara nga regjimi i Bashar al Asadit dhe opozitarëve ushtarakë. Mbajtja e civilëve shkaktoi edhe reagimin e Kombeve të Bashkuara./AA/
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...
Qeveria mban mbledhje elektronike, merr dy vendime
Agjenda e mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe...
Foda: Kosova më nuk do të tolerojë të ofendohet
Pacolli: Ministër Peci, reagimi emocional mund të japë përsh...
Mos e përdorni këtë fjalëkalim pasi hakerit do t’i duhet vet...