Forcat e Armatosura të Turqisë përfunduan raundin e tyre të tretë të patrullimit në qytetin verior sirian Munbixh, si pjesë e një marrëveshjeje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) për të pastruar rajonin nga organizata terroriste YPG/PKK, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas gazetarit të AA-së në terren, autoblindat e ushtrisë turke zhvilluan patrullimet rreth lumit Sacu në linjën mes Munbixhit dhe Jarabulusit të çliruar më herët nga terroristët përmes operacionit antiterrorist turk “Mburoja e Eufratit”.
Patrullimi i parë i ushtrisë turke është realizuar më 18 qershor, ndërsa i dyti më 20 qershor.
Marrëveshja për Munbixhin e arritur midis Turqisë dhe SHBA-së synon tërheqjen e organizatës terroriste YPG/PKK nga qyteti verior i Sirisë.
Marrëveshja u njoftua për herë të parë pas një takimi në Washington më 4 qershor midis ministrit të Jashtëm të Turqisë, Mevlut Çavusoglu dhe Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.
Nëse modeli rezulton i suksesshëm, Turqia ka paralajmëruar marrëveshje të ngjashme edhe në Sirinë lindore.
Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK ka shkaktuar vdekjen e rreth 40.000 njerëzve, përfshirë gra dhe fëmijë. YPG është dega siriane e PKK-së.
SHBA, e cila ka mbështetur YPG/PKK-në nën pretekstin e luftës kundër DEASH-it, i kishte garantuar Turqisë se YPG/PKK do të tërhiqej nga qyteti pas pastrimit nga DEASH-i, por një gjë të tillë nuk e kishte realizuar.
Mbi 90 për qind e popullsisë së Munbixhit përbëhet nga arabët.
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...