Politikanët suedezë po kërkojnë përgjigjje mbi raportet e shfaqjes së një nëndetëse në ujrat e Stokholmit në qershor.
Gazeta Dagens Nyheter njoftoi të enjten vonë se tre instruktorë adoleshentë dhe fëmijë në një kamp lundrues në periferi të Lidingö kishin parë anijen misterioze më 28 qershor, shkruan Guardian, transmeton portali arbresh.info
Për rreth 20 minuta, ata kanë vënë në dukje atë që besonin se ishte një nëdetëse e errët gri pranë sipërfaqes.
Adoleshentët bënë foto, të cilat shumë shpejt më pas i shpërndanë në mediat sociale.
Ushtria suedeze mësoi për incidentin disa ditë më vonë dhe morri në pyetje dy adoleshentët.
“Ne jemi të sigurtë për masat që morëm kur e kemi marrë informacioni. Por unë nuk mund të them se cilat masa janë marrë”, tha zëdhënësi i forcave të armatosura Jesper Tengroth.
Megjithatë, ushtria ka deklaruar se nëndetsja ishte e huaj.
Politikanët suedezë shprehën habinë që nuk u ishte thënë për inkursionin e mundshëm.
“Ne nuk kemi qenë të informuar për këtë më parë. Ata duhet të thonë se për çfarë bëhet fjalë”, tha për Dagens Nyheter, deputeti i partisë Popullata Liberale Allan Ëidman, një anëtar i komitetit të mbrojtjes të parlamentit.
Raportet e zbulimeve të nëndetëseve nuk janë të rralla në Suedi. Në tetor 2014, Suedia filloi një gjueti masive për një nëndetëse të huaj, të dyshuar si ruse, në arkipelagun e Stokholmit gjatë një periudhe tetëditore. Ushtria më vonë konfirmoi se “një mini nëndetëse” kishte shkelur ujërat e saj territoriale, por kurrë nuk ishte në gjendje të zbulonte kombësinë e anijes.
Suedia ka rritur aftësite dhe ushtrimet e saj ushtarake me NATO-n, duke përfshirë edhe ushtrimet aktuale Trident Juncture 18, që konsiderohen si ushtrimet më të mëdha të aleancës. /arbresh.info/
Kanadaja, Meksika dhe Kina i përgjigjen kërcënimeve të Trump
Konjufca fton mërgimtarët që të regjistrohen për zgjedhjet e...
Liga e Kampionëve vjen me nëntë ndeshje sot – vëmendja te de...
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...
Momenti kur Gjesti nga xhelozia i shtyn Xhenetën dhe Vullnet...
Parashikimi i moti në Shqipëri