Google ADS

Ushtria siriane rimerr kështjellën kryesore në Palmira

17:29 | 1 Mars 2017
Trina Galanxhi

Forcat qeveritare siriane dhe aleatët e tyre e kanë çliruar kështjellën në Palmira, e cila kontrollohej nga militantët e Shtetit Islamik.

“Forcat pro-qeveritare tani kanë marrë nën kontroll disa male strategjikë prej të cilave kontrollohej një pjesë e madhe e Palmiras. Ata gjithashtu kanë marrë nën kontroll kështjellën e famshme”, ka thënë një burim për mediat e huaja, transmeton portali arbresh.info.

Ushtria siriane ka marrë nën kontroll kështjellën historike pasi militantët e Shtetit Islamik befas janë larguar nga zona./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme