Forcat qeveritare siriane po përgatiten për të nisur një operacion ushtarak “të madh” për të kapur Douma, bastionin e fundit të mbetur rebel në Gutën Lindore, sipas mediave lokale.
Gazeta e lidhur me qeverinë al-Watan njoftoi të mërkurën se trupat u dërguan rreth qytetit, e cila është e kontrolluar kryesisht nga grupi rebel i Jaish al-Islam, transmeton portali arbresh.info.
Mobilizimi ishte përgatitja e një konfrontimi potencial me rebelët, nëse ata nuk arrijnë të evakuojnë enklavën pranë Damaskut, thuhet në raport.
Ushtria ruse, një aleat i madh i presidentit sirian Bashar al-Assad, është angazhuar për negociata me Jaish al-Islam për disa ditë. Bisedimet, megjithatë, deri më tani nuk kanë dhënë asnjë rezultat.
Rreth 140,000 njerëz mbesin brenda Doumës, me qasje të kufizuar në ushqim, ujë dhe furnizime mjekësore./Arbresh.info/
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?