Ushtria siriane ka urdhëruar rebelët në Alepo që të largohen nga qyteti, ose të përballen me ‘vdekjen e pashmangshme’.
Forcat pro-qeveritar kanë marrë një pjesë të madhe të Alepos lindore, duke mposhtur rebelët që e kanë mbajtur nën kontroll atë zonë që nga viti 2012, transmeton arbresh.info.
Opozita është mposhtur pas disa muajve të rrethimit dhe pas një sërë sulmesh ajrore shkaktruese që kanë ndodhur në qytetin më të madh në Siri. Kjo mund të shënojë edhe humbjen më të madhe që nga fillimi i konfliktit në vitin 2011.
Zëdhënsi i Brig. Gjenerali Samir Suleiman tha për AP se forcat qeveritare do të ‘vazhdojnë luftën deri në rivendosjen e stabilitetit dhe deri sa të sigurojnë të gjitha lagjet’. Ai tha se ushtria tashmë ka rimarrë më shumë se gjysmën e lagjeve në Alepo lindor.
Diku tjetër në Siri, aktivistët raportuan një seri të sulmeve ajrore në qytetin që mbahet nga rebelët në Kafranbel, rreth 50 milje (80 kilometra) nga Aleppo. Aktivistët kanë raportuar se gjatë sulmeve ajrore në Karanbel janë vrarë 22 persona.
Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut ka konfirmuar 21 të vdekur, duke përfshirë edhe anëtarët e forcave të policisë fetare lokale. Ata kanë theksuar se sulmi ajror është kryer në tregun kryesor të qytetit. /Arbresh.info
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...