Ushtria siriane merr në kontroll kështjellën e fundit të ISIS-it

22:27 | 8 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Ushtria siriane dhe aleatët e saj kanë marrë në kontrollë kështjellën e fundit të Shtetit Islamik.

Sipas mediave lokale, thuhet se në operacion kanë marrë pjesë edhe njësitë e mobilizimit nga Iraku, transmeton portali arbresh.info

Forcat qeveriane siriane kanë kapur qytetin e Abu Kamalit të vendosur në luginën e Eufratit në kufi me Irakun. Qyteti ka qenë një ndër vendbanimet më të mëdha të mbajtura nga terroristët e ISIS-it.

Një video e publikuar në YouTube që lidhet me forcat pro-qeveritare tregon ushtarët e Ushtrisë Siriane dhe forcat aleatë të grupeve të ndryshme të micilisë, si dhe luftëtarët e Hezbollahut që festojnë fitoren e tyre në Abu Kamal./arbresh.info/

https://www.youtube.com/watch?v=pG-u_gZTXVo

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme