Google ADS

Ushtria siriane merr në kontroll disa zona të naftës në Raqqa

22:10 | 17 Korrik 2017
Trina Galanxhi

Ushtria siriane e mbështetur nga militantët e mbështetur nga Irani, ka arritur të rimarrë në kontroll disa zona të reja të naftës në jugperëndim të Raqqas.

Për mediat lokale ushtria siriane tha se kanë rimarrë fushat e naftës al Daylaa dhe Zamla, zona që deri në ofensivën e fundit kanë qenë nën kontroll të Shtetit Islamik, transmeton portali arbresh.info

Shumica e fushave të naftës në Siri janë kryesisht të vendosura në krahinën verilindore Hasake, të cilat janë në duart e milicisë kurde të YGP-së dhe në provincën e Raqqas.

Të hënën, një deklaratë e ushtrisë tha se kishin kapur zonat kryesore në perëndim të Sukhna dhe vranë disa militantë të Shtetit Islamik, ndërsa ata vazhduan drejt qytetit, kapja e të cilëve do të lehtësonte shtegun drejt Deir al Zor./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme