Google ADS

Ushtria ruse sekuestron dy makina të forcave ukrainase dhe vesh uniformën e tyre

09:21 | 25 Shkurt 2022
S D

Zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Malyar, bëri të ditur se ushtria ruse sekuestroi dy makina të forcave të armatosura ukrainase përpara se të ndërronte uniformën e ushtrisë ukrainase dhe më pas të shkonte në qendër të Kievit nga Obolon, raporton the guardian.

Po ashtu Gjeneral-lejtnant ukrainas Valerii Zaluzhniy e konfirmoi përmes një deklarate hyrjen e forcave ruse me uniforme ukrainase, transmeton arbresh.info.

“Ushtria ruse ka sekuestruar dy automjete të Forcave të Armatosura të Ukrainës, janë kthyer në uniformë ukrainase dhe po lëvizin në qendër të Kievit. Ata ndiqen nga një kolonë kamionësh ushtarakë rusë”, tha zëvendësministrja e Mbrojtjes./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme