Google ADS

Ushtria ruse numëron mbi 2,000 raste me COVID-19

17:33 | 27 Prill 2020
Arbresh.info

Ushtria ruse ka raportuar 2,090 raste me koronavirus brenda saj.

Që nga marsi deri më 26 prill, 874 ushtarak persona janë testuar pozitiv, tha Ministri i Mbrojtjes të dielen, duke shtuar se shumica prej tyre janë në vetë-izolim në shtëpitë e tyre ose në spitalin ushtarak.

971 rastet tjera janë kadet ne akademinë ushtarake dhe në shkollat në të gjithë vendin, kurse 245 janë punëtor civil. Shumica e këtyre pacientëve nuk kanë shfaqur simptoma, thuhet në komunikatë.

Javën e kaluar, drejtori i akademisë prestigjoze Akademia Mjekësore Ushtarake e Kirov në Moskë është larguar nga puna pasi deshtoi në vendosjen e masave kundër koronavirusit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme