Ushtria në Burkina Faso ka thënë se ka marrë pushtetin përmes puçit.
Ky njoftim është bërë përmes televizionit nga një zyrtar ushtarak, i cili ka thënë se janë shpërndarë Qeveria dhe Parlamenti.
Ende nuk dihet se ku është presidenti, Roch Kaboré, mirëpo zyrtari ushtarak ka thënë se të gjithë të ndaluarit janë në një lokacion të sigurt.
Puçi vjen një ditë pasi trupat ushtarake kanë pushtuar kazerma dhe janë dëgjuar të shtëna nëpër kryeqytet.
Më herët, partia Lëvizja Popullore për Përparim ka thënë se Kabore dhe një ministër qeveritar i kanë mbijetuar një tentim-vrasjeje.
Të dielën, trupat kryengritëse kanë kërkuar shkarkimin e shefave ushtarakë dhe për më shumë burime për të luftuar militantët islamistë./REL/
Gjendja e skandaloze e rrugës së Matiçanit, banorët kërkojnë...
Boeing dhuron 1 milion dollarë për inaugurimin e Trump
Prokuroria ngrit aktakuzë për korrupsion ndaj dy personave q...
Klubet saudite të gatshme të eklipsojnë pagën e Ronaldos duk...
Vazhdon përkrahja për Gjestin, fansi bën tatuazh thënien e t...
Kosova dhe SHBA-ja do ta finalizojnë së shpejti Dialogun Str...