Ushtria e Izraelit njoftoi të premten se i ka vrarë, siç tha, gabimisht, tri pengje izraelite gjatë një operacioni tokësor në Rripin e Gazës.
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, admirali Daniel Hagari, tha se trupat izraelite i gjetën pengjet dhe i cilësuan gabimisht si kërcënim. Ai tha se nuk është e qartë nëse pengjet kishin ikur apo ishin braktisur aty.
Vrasja e tyre ndodhi në rrethinën Shiaja në Qytetin e Gazës, ku trupat izraelite ditëve të fundit kanë hasur në rezistencë të madhe nga luftëtarët e Hamasit – grupit radikal palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE.
Hagari theksoi se ushtria “ndien keqardhje të thellë” dhe se po e heton rastin.
Dy nga të vdekurit janë Yotam Haim dhe Samer Talalka, ndërsa emri i pengut të tretë nuk u bë i ditur me kërkesë të familjes së tij, tha Hagari.
Lufta mes Izraelit dhe Hamasit, tani në muajin e tretë, nisi më 7 tetor, pasi Hamasi kreu një sulm tronditës në jug të Izraelit duke i vrarë 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe i rrëmbeu mbi 240 të tjerë.
Një pjesë e pengjeve u liruan nga Hamasi gjatë një armëpushimi njëjavor muajin e kaluar, në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë nga burgjet izraelite.
Prej atëherë, Izraeli e ka rrethuar Rripin e Gazës dhe e ka rrënuar shumicën e saj. Ministria palestineze e Shëndetësisë thotë se mbi 18.600 palestinezë janë vrarë, kryesisht fëmijë dhe gra, dhe rreth 50.000 të tjerë janë plagosur si pasojë e luftës izraelite në Gazë prej 7 tetorit./rel
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua