Ushtria izraelite ka shkatërruar një shtëpi palestineze në afërsi të qytetit Jenin, që ndodhet në Bregun e pushtuar Perëndimor, raporton Anadolu Agency (AA).
Shtëpia e shkatërruar i përkiste një familjeje palestineze, ku pretendohet se ka kryer një sulm në muajin e kaluar, në të cilin një kolon izraelit mbeti i vrarë. Sipas dëshmitarëve okularë, ushtria izraelite detyroi anëtarët e familjes Muhammad Abu al-Rub, të cilët kishin jetuar në qytetin Qabatiya në periferi të Jenin-it, për të evakuar shtëpinë e tyre para se të rrëzohej nga një buldozer i blinduar.
Ushtria izraelite shkatërron shtëpitë e palestinezëve që dyshohen se kanë kryer sulme, bazuar në një ligj emergjent të lëshuar në vitin 1945 gjatë periudhës së mandatit britanik të Palestinës. Dëshmitarët theksuan se ka patur konfrontime të dhunshme ndërmjet banorëve lokalë dhe ushtrisë izraelite, gjatë së cilës kjo e fundit kishte përdorur edhe municione dhe gaz lotsjellës.
Mjekët në terren për AA bënë të ditur se një civil palestinez ishte plagosur nga një plumb gome dhe se dhjetëra të tjerë kishin pësuar asfiksi të përkohshme nga gazi lotsjellës, shumë prej të cilëve u transferuan në spitale.
Autoritetet izraelite akuzojnë Muhammad Abu al-Rub, i cili është arrestuar pa gjyq, për vrasjen e një koloni izraelit në qytetin Kafr Qasim në Izraelin qendror në fillim të muajit tetor./AA/
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...