Ushtria izraelite pretendon se 70 raketa janë lëshuar nga Libani

08:26 | 12 Mars 2024
K.B

Një breshëri raketash u hodhën nga Libani në territoret nën kontrollin e Izraelit mëngjesin e sotëm, sipas ushtrisë të cituar nga media kombëtare.

Nuk pati raportime të menjëhershme për viktima apo dëme.

Më herët, raportet thanë se disa nga raketat, të cilat kishin në shënjestër rajonin e Galilesë së Epërme të Izraelit dhe Lartësitë e pushtuara të Golanit, u kapën nga sistemi mbrojtës i Izraelit, ndërsa të tjerat u ulën në zona të hapura.

Grupi libanez Hezbollahu dhe Izraeli kanë kryer sulme të rregullta ndërkufitare kundër njëri-tjetrit që nga fillimi i luftës./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme