Ushtria e Izraelit mëngjesin e sotëm për herë të 113-të është futur në fshatin palestinez Al-Arakim, i cili ndodhet në shkretëtirën Negev, ku ka shkatërruar të gjitha godinat banesore.
Anëtari i komitetit për mbrojtje në Arakib, Aziz Et-Turi për AA ka konfirmuar se forcat izraelite janë futur në fshatin e lartpërmendur ku kanë shkatërruar të gjitha shtëpitë palestineze me pretekstin se janë ndërtuar ilegalisht.
Sipas tij, nga viti 2010 e këndej, forcat izraelite kanë shkatërruar fshatin gjithsej 113 herë. “Gjendja në fshat është tragjike. Fshatarët u zgjuan me zhurmën e buldozerëve. Në fshat ka 22 familje dhe që të gjithë humbën shtëpitë e tyre”, tha Turi, duke shtuar se nga shkaku i numrit të madh të prishjeve në periudhën e kaluar, shtëpitë nuk mund të rindërtohen me beton, raporton AA.
“Edhe pse ata vazhdojnë me prishjen, ne nuk do të largohemi nga fshati ynë. Ky është territori ynë. Atë që Izraeli e prish, ne përsëri do ta rindërtojmë”, tha Turi.
Në Arakib jetojnë 87 palestinezë, fshati i të cilëve për herë të fundit u shkatërrua më 25 prill.
Sipas burimeve palestineze, Izraeli deri më tani ka marrë 11 prej gjithsej 12 milionë akra të zonës në të cilën jetojnë 220.000 palestinezë.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...