Ushtria izraelite njoftoi se ka goditur me artileri disa zona në Liban. Ushtria izraelite në një deklaratë theksoi se në rajonet e saj veriore ishin aktivizuar sirenat për shkak të raketave të lëshuara nga Libani. Në ato sulme me raketa nuk ka patur të plagosur ndërsa një zjarr ka rënë në zonën afër kufirit.
Gjithashtu raportohet se njësitë e artilerisë së ushtrisë izraelite kanë goditur shumë zona në Liban mëngjesin e sotëm. Ushtria izraelite shënjestroi zonat nga të cilat u hodhën raketa ndaj Izraelit.
Në përleshjet mes ushtrisë izraelite dhe Hezbollahut në kufi, që nga 8 tetori, janë vrarë 76 anëtarë të Hezbollahut dhe 6 ushtarë izraelitë. Tensionet janë përshkallëzuar përgjatë kufirit midis Izraelit dhe Libanit dhe herë pas here ka pasur shkëmbime zjarri midis forcave izraelite dhe Hezbollahut që nga fillimi i luftës në Gaza më 7 tetor.
Të paktën 13 mijë palestinezë janë vrarë, përfshirë më shumë se 9 mijë gra dhe fëmijë ndërsa më shumë se 30 mijë janë plagosur në sulmet ajrore dhe tokësore izraelite që nga 7 tetori. Sipas të dhënave zyrtare, numri i izraelitëve të vdekur është 1.200./abcnews.al
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...