Ushtria e Izraelit ka deklaruar se e kanë zbuluar tunelin e dytë të Hezbollahut, i cili kalon nga toka e Libanit në tokën e Izraelit. Ky zbulim u bë përmes një operacioni që ishte organizuar enkas për zbulimin e tuneleve të këtilla. Një zyrtar i forcave të mbrojtjes tha se ushtarët e kanë zbuluar një tunel që kishte shenja se është hapur së voni.
“Kemi vendosur mjete shpërthyese në tunel në mënyrë që ai të mos përdoret për hyrje në territorin tonë”, tha zëdhënësi Jonathan Conricus. Ai deklaroi se tuneli ishte i ndërtuar në atë mënyrë që mundësonte hyrjen e terroristëve në territorin e Izraelit për t’i sulmuar civilët izraelitë. Dyshohet se ndërtimi i këtij tuneli është bërë nga Hezbollahu, një grup militant i përkrahur nga Irani.
Vetëm dy orë më vonë, forcat e armatosura njoftuan se e kanë zbuluar edhe një tunel tjetër afër qytetit kufitar, Metula. Tuneli fillonte në një shtëpi civile dhe ishte rreth dyqind metra i gjatë. Sipas ushtrisë, ky tunel nuk paraqiste kërcënim të madh për Izraelin. Ata kanë vendosur njoftime në gjuhën arabe që t’i informojnë qytetarët për të mos hyrë në këto tunele.
Në anën tjetër, një zyrtar i lartë i Hezbollahut tha se kanë qenë të befasuar kur Izraeli njoftoi për operacionet për zbulimin e tuneleve, duke treguar se ata i kanë vërejtur lëvizjet e Izraelit në anën tjetër të kufirit, të cilët kanë përdorur senzorë dhe qenë për t’i zbuluar tunelet, shkruan “CNN”.
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...
Policia kërkon ndihmë në gjetjen e një gruaje të dyshuar për...