Tanke shtesë të ushtrisë izraelite janë pozicionuar në pjesën jugore të Izraelit të martën në përgatitje për të zgjeruar më tej operacionet e tyre në Gazë ndërkohë që sulmet ndaj infrastrukturës së grupit militant palestinez Hamas dhe bombardimet ajrore përgjatë Rripit të Gazës vazhduan.
“Njësi të Komandës Jugore – ju flet komandanti. Po nisim sulmin ndaj Hamasit dhe organizatave terroriste në Rripin e Gazës. Qëllimi ynë i vetëm – fitorja. Pavarësisht se sa të gjata do të jenë luftimet, sa të vështira, nuk ka alternativë tjetër përveç fitores,” deklaroi Gjeneral-majori Yaron Finkelman, shef i Komandës jugore të Ushtrisë së Izraelit.
Deklaratat e ushtarakëve u bënë jehonë komenteve të Kryeministrit izraelit Netanyahu që kundërshtoi thirrjet ndërkombëtare për armëpushim për të mbrojtur civilët. Ai u betua të shkatërrojë grupin militant Hamas dhe aftësinë e kësaj organizate, të shpallur terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të kërcënuar Izraelin, shkruan VOA.
“Ashtu si Shtetet e Bashkuara nuk do të pajtoheshin për armëpushim pas sulmit në Pearl Harbor apo pas sulmit terrorist të 11 shtatorit, Izraeli nuk do të pajtohet për armëpushim me Hamasin pas sulmit të tmerrshëm të 7 tetorit. Thirrjet për armëpushim janë thirrje Izraelit për t’iu dorëzuar Hamasit, për t’iu dorëzuar terrorizmit, për t’iu dorëzuar barbarizmit. Nuk ka për të ndodhur,” tha Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.
Bombardimet në Gaza që filluan pas sulmit të brutal të Hamasit në Izrael, që shkaktoi vdekjen e mbi 1400 personave, kanë shkaktuar një krizë humanitare në këtë enklavë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së kontrolluar nga Hamasi, mbi 8,300 persona kanë vdekur nga bombardimet, shumica gra dhe fëmijë. Sipas organizatës ndërkombëtare Save the Children, 3,000 fëmijë janë vrarë gjatë këtij konflikti.
Ndërkohë, konflikti është zgjeruar edhe në pjesën veriore të Izraelit me incidente të shpeshtuara ndërmjet forcave izraelite dhe grupit militant Hezbollah me bazë në Liban dhe të mbështetur nga Irani.
“Gjatë natës në pjesën veriore, aeroplanët bombardues të ushtrisë izraelite sulmuan dhe shkatërruan infrastrukturën e Hezbollahut. Politika jonë është e qartë: do të sulmojmë si reagim ndaj çfarëdo tentim sulmi dhe do ta shkatërrojmë secilin njësit që provon të infiltrohet apo të qëllojë në drejtim të territorit të Izraelit,” tha zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Admirali Daniel Hagari.
Ushtria izraelite po ashtu përditësoi numri e pengjeve të Hamasit në 240 persona të rrëmbyer. Deri më tani, vetëm 5 pengje janë liruar – katër përmes negociatave të ndërmjetësuara nga Katari dhe Egjipti dhe një rreshtere ushtrie, që u lirua të hënën të mbrëmje gjatë operacionit të forcave izraelite në Gazë.
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...