Ushtria izraelite bastis shtëpinë e palestinezëve pas vrasjes së dy ushtarëve

22:26 | 16 Mars 2018
Trina Galanxhi

Forcat Mbrojtëse të Izraelit kanë bastisur shtëpinë e palestinezëve që dyshohet se kanë vrarë dy ushtarë izraelitë në Bregun Perëndimor.

Ala Rateb Abd al-Latif Kabha, 27 vjeç, po voziste në rrugën mes vendbanimeve të Mevo Dotan dhe Hermeshit në Bregun Perëndimor, kur ai e përplai makinën drejt një grupi të ushtarëve, transmeton portali arbresh.info

Sipas mediave izraelite dy ushtarë janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur gjatë incidentit.

Tensionet mes Izraelit dhe Palestinës janë rritur dukshëm pas njohjes së Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit nga ana e Presidentit amerikan Donald Trump./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme