Ushtria izraelite tha të dielën se forcat e saj kapën katër të dyshuar palestinezë që besohet se kanë marrë pjesë në një sulm vdekjeprurës me armë zjarri në Bregun Perëndimor.
Në incidentin e së enjtes, të paktën një palestinez i armatosur hapi zjarr ndaj një makine të mbushur me studentë të një seminari hebre pranë një vendbanimi në Bregun Perëndimor. Një 25 vjeçar u vra dhe dy të tjerë u plagosën pranë Homeshit, i cili konsiderohet i paligjshëm nga qeveria izraelite.
Ushtria tha se të dyshuarit u arrestuan në fshatin verior Silat al-Haaretia të Bregut Perëndimor, dhe “iu dorëzuan forcave të sigurisë për hetime të mëtejshme. “
Autoritetet izraelite nuk i identifikuan menjëherë të dyshuarit.
Policia kufitare izraelite publikoi një fotografi të një numri armësh dhe municionesh që tha se u përkisnin të dyshuarve.
Kryeministri izraelit Naftali Bennett përgëzoi forcat e sigurisë për arrestimin, duke shtuar se “çdo terrorist duhet ta dijë se shteti i Izraelit do ta vërë para përgjegjësisë.”
Zhvillimet vijnë pas javësh intensifikimi të dhunës izraelito-palestineze. Në fillim të këtij muaji, një sulmues palestinez goditi me thikë dhe plagosi rëndë një hebre ultra-ortodoks jashtë qytetit të vjetër të Jeruzalemit. Dhe pak më shumë se një javë më herët, një militant i Hamasit hapi zjarr në Qytetin e Vjetër, duke vrarë një izraelit.
Në të njëjtën kohë, dhuna e izraelitëve nga vendbanimet kundër palestinezëve është rritur, veçanërisht në Bregun Perëndimor verior.
Izraeli pushtoi Jerusalemin lindor dhe Bregun Perëndimor në luftën e Lindjes së Mesme të vitit 1967, dhe në ato vendbanime mbi 700,000 izraelitë. Shumica e komunitetit ndërkombëtar i konsideron vendbanimet izraelite pengesa të paligjshme ndaj paqes.
Palestinezët kërkojnë Jerusalemin Lindor dhe Bregun Perëndimor si pjesë të një shteti të ardhshëm të pavarur./VOA
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?