Forcat e sigurisë në republikën qendrore aziatike të Kirgistanit janë futur në shtëpinë e ish presidentit Almazbek Atambayev në një përpjekje për ta arrestuar.
Mbështetësit e Atambayev janë përleshur me trupat dhe një oficer ka vdekur nga plagë të armëve, bëjnë të ditur zyrtarët, transmeton portali arbresh.info.
Kuptohet që Z. Atambayev është ende brenda kompleksit të tij, në periferi të kryeqytetit Bishkek.
Atambayev është akuzuar për korrupsion, të cilin ai e mohon. Parlamenti i hoqi imunitetin në qershor.
Sipas komitetit të sigurisë kombëtare të Kirgistanit (GKNB), forcat speciale të armatosura “vetëm me plumba gome” po ndërmerrnin një “operacion special për të arrestuar” ish presidentin të mërkurën.
GKNB tha që ndërsa trupat hynë brenda, mbështetësit e zotit Atambayev u qëlluan përsëri me municion të gjallë.
Ministria e shëndetësisë tha se 36 persona u plagosën në përleshjet në fshatin Koi Tash, përfshirë disa anëtarë të forcave të sigurisë.
Kirgistani u bë i pavarur me rënien e Bashkimit Sovjetik në 1991 dhe shumica e gjashtë milionë njerëzve të saj janë myslimanë që flasin turqisht./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...