Ushtria greke dhe egjiptiane i ofrohen kufirit të Turqisë, reagon Ankaraja

12:29 | 25 Tetor 2021
V. S.

Greqia dhe Egjipti zhvilluan ditët e fundit një stërvitje të përbashkët ushtarake në zonën përreth Kretës duke shkaktuar mjaft shqetësim në Ankara. Mediat greke e përshkruan këtë stërvitje si një mesazh të fortë ndaj Turqisë dhe “synimeve të saj ekspansioniste në rajon” duke dhënë edhe detaje nga operacioni i përbashkët.

Mësohet se në stërvitjen e përbashkët ajrore morën pjesë 14 avionë ushtarakë. 8 prej tyre, të modelit F-16 ishin të Greqisë, kurse nga Egjipti u angazhuan 4 Mig-29 dhe dy F-16.

Stërvitja zhvillohet pas nënshkrimit në prill të marrëveshjes mes Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë greke dhe asaj egjiptiane për një bashkëpunim më të zgjeruar në rajonin e Mesdheut.

“Hurriyet” e ka cilësuar këtë një provikim të rëndë duke iu referuar burimeve nga ushtria turke.

Gjithçka ndodh teksa Franca ke reaguar pozivitisht ndaj një zhvillimi të tillë. Ajo ka firmosur një marrëveshje të gjerë ushtarake me Greqinë për shitjen e katër anijeve ushtarake si edhe të disa avionëve të avancuar “Rafale”, raporton abcnews.al

Krahas Greqisë, Turqia nuk ka raporte të mira edhe me Egjiptin që prej vitit 2012 kur Abdul Fattah Al Sisi rrëzoi përmes një grushti shteti presidentin islamist Al Mursi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme