Ushtria gjermane ka krijuar njësi ushtarake kundër sulmeve kibernetike, e cila qendrën kryesore do ta ketë në Bon.
Kjo komandë fillimisht do të ketë 260 anëtarë të stafit dhe se numri do të rritet në 13,500 deri në korrik të këtij viti dhe deri në vitin 2021, pritet që kjo njësi të ketë 14,500 poste, duke përfshirë edhe 1.500 vende pune civile.
Kjo komandë është formuar si pjesë e përforcimeve të mbrojtjes, në një kohë kur inteligjenca gjermane paralajmëroi rritje të sulmeve kibernetike nga Rusia.
Ushtria gjermane ishte cak i sulmeve nga hakerët dhe në nëntë javët e para të 2017, janë regjistruar 284.000 sulme kibernetike dhe tentativa.
Sulmet e tilla në NATO janë rritur në vlerën pesë herë, në tre vitet e kaluara dhe që nga viti i kaluar, Aleanca hapësirën kibernetike e trajton si një domen zyrtar të luftës, të tilla si trajtohen deti, toka dhe ajri.
Kosova me 5 grupmosha në arenën ndërkombëtare në basketboll
Anulohet aktiviteti për përurimin e Parkut të Ulpianës
Sulmi me granatë dore dëmton objektin e Komunës së Zveçanit ...
Izraeli thotë se libanezët e kanë të ndaluar të lëvizin në j...
Tërmet në Itali, me magnitudë 4.2
Kumbaro uron Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë: ...