Ushtria e Filipineve ka deklaruar se është duke përparuar në rimarrjen e qytetit Marawi.
Përleshjet mes militantëve islamikë kanë lënë të vdekur të paktën 100 njerëz, transmeton portali arbresh.info
Sipas ushtrisë, militantët tani kontrollojnë vetëm një pjesë të vogël brenda qytetit jugor të Filipineve.
Megjithatë, ende raportohet se betejë e ashpër është duke u zhvilluar në terren dhe se mijëra civilë janë të bllokuar.
Deri me tani dihet për 90 civilë të vdekur, ndërsa disa u gjetën të vdekur në një luginë.
Militantët që janë aleatë të të ashtuquajturit Shteti Islamik kanë dalë në rrugët e Marawit janë e kaluar, pasi ushtria u përpoq të kapte njërin nga udhëheqësit e tyre të lartë.
Që nga momenti i shpërthimit të përleshjes shumë banorë janë larguar nga qyteti, por një zyrtat lokal ka bërë të ditur se rreth 2 mijë njerëz nuk kanë qenë në gjendje të largohen nga zonat që mbahen nën kontrollë nga militantët.
Dhuna filloi kur ushtria dështoi në përpjekjen e saj për të kapur Isnilon Hapilon, që besohet të jetë udhëheqësi kryesor i ISIS-it në Filipine.
Presidenti Rodrigo Duterte shpalli ligjin ushtarak në ishullin jugor të Mindanao, ku ndodhet Marawi.
Filipinet , vend me shumicë katolike, është përballur me lëvizje separatist myslimane në dedaka në Mindanao, ku një pjesë e madhe e popullsisë i përkasin komunitetit mysliman.
Marawi njihet si ‘Qyteti Islamik’ në Filipine, pasi shumica e popullsisë janë myslimanë./Arbresh.info
E tradhtoi shoku më i afërt? – Leo i “kërkon” llogari Gjesti...
Zgjedhet Formacioni i vitit 2024 në Superligë sipas votave t...
Zvicra dhe BE arrijnë marrëveshjen/ Synohet forcimi i lidhje...
A do të rikthehet ndonjë ish-banor sonte në Big Brother VIP ...
Turqia thirrje që grupet militante kurde të dorëzojnë armët
Diplomatët amerikanë në Siri, për herë të parë pas rënies së...