Ministri venezuelas i Mbrojtjes, Vladimir Padrino Lopes tha se ushtria ka konfirmuar besnikërinë e pakushtëzuar ndaj presidentit Nicolas Maduro, i cili urdhëroi ushtarët që të dalin në rrugë.
Kjo deklaratë vie dy ditë para protestave të mëdha të paralajmëruara nga opozita, e cila është duke protestuar për javë të tërë kundër presidentit Maduro dhe gjendjes së rëndë ekonomike të vendit. Në përleshjet mes protestuesve dhe policisë, ka një numër të vdekur nga radhët e protestuesve.
Kurse shtatë ditë më parë, presidenti Maduro ka deklaruar se druan prej intervenimit të SHBA-ve në vendin e tij.
“Venezuelasit ndjehen të rrezikuar nga agresioni dhe kanosjet e qarqeve ekstreme në SHBA. Qarqet radikale të cilët e kanë pushtetin në Pentagon, komandën ushtarake jugore të SHBA-ve dhe Departamentit Shtetëror, përgatisin plane për intervenim kundër Venezuelës”, ksihte thënë ai.
/Arbresh.info/
Tërmeti me magnitudë 5.7 ballë godet Argjentinën
Sot festa e Krishtlindjes, imzot Dodaj: Të edukojmë brezat e...
OKB thirrje urgjente për ndihma në spitalet në veri të Gazës
Të dhënat e fundit, kjo është situata nëpër pikat kufitare
Një drerë në shtëpi, Gjesti e Leo i hipin përmbi
Parashikimi i motit në Shqipëri