Ushtria e Sirisë ditën e hënë në vazhdim të fitoreve të saj përball grupeve terroriste, ka marrë nën kontroll disa fusha të tjera naftore në shkretëtirën jugperëndimore të Rakasë.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se ushtria e Sirisë ka deklaruar se fusha naftore “Dejlea” dhe fusha e gazit “Zamle” në jugperëndim të provincës Raka tani ndodhen nën kontrollin e plotë të forcave siriane.
Ushtria e Sirisë gjithashtu ditën e shtunë ka deklaruar se gjatë operacioneve kundër terroristëve në rajonin shkretinor në jugperëndim të provincës Raka, ka çliruar dhe ka marrë nën kontroll fushat naftore Al-Vahab, Al-Fahd, Dabisan, Al-Kasir, Abul-Katat dhe Abu Katash, si dhe disa fshatra të këtij rajoni. Vlen të theksohet se shumica e fushave të naftës së Sirisë ndodhen në provincës Hasake në verilindje të Sirisë dhe në provincën Raka të këtij vendi.
Ndërkohë ushtria siriane me mbështetjen e forcave të rezistencës ka avancuar drejt rajonit Xhabal Al-Bushra, një prej bazave kryesore të grupit terrorist ISIS, 55 km në perëndim të qytetit Dejr Al-Zur.
Pesë gjigantët evropianë pas Jonathan David
KFOR-i kryen trajnime për menaxhimin e trazirave dhe kontrol...
Podujeva fiton çmimin ndërkombëtar “Globallocal” për zhvilli...
Hezbollahu lëshon raketa dhe dronë në veri të Izraelit
Shqetësime mbi njoftimet se Koreja e Veriut po dërgon trupa ...
Krasniqi pret në takim deputetin gjerman, diskutojnë për zhv...