Google ADS

Ushtria e Mianmarit mohon akuzat për vrasje dhe përdhunim

20:35 | 13 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Ushtria e Mianmarit ka nxjerrë një rezultat të një hetimi të brendshëm, në të cilin shfajëson veten për krizën e myslimanëve Rohingya.

Në deklaratë ushtria mohon të ketë vrarë, të ketë djegur fshatra dhe të ketë përdhunuar gratë dhe vajzat myslimane Rohingya, transmeton portal arbresh.info

LEXO EDHE: Myslimanët Rohingya në pritje të një anije për në “vendin e shenjtë” Bangladesh

Megjithatë, kjo deklaratë bie në kundërshtim me raportin e bërë nga mediat ndërkombëtare, të cilat kanë theksuar se në “Mianmar është duke u kryer spastrim etnik”.

Më shumë se gjysmë milioni njerëz, nga pakica pa shtetësi dhe kryesisht myslimane Rohingya, janë larguar nga Mianmari busidt gjatë gushtit të këtij viti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme