Ushtria e Mianmar të martën garantoi se do të mbajë zgjedhje dhe do t’ia dorëzonte fituesit pushtetin, duke mohuar që rrëzimi i qeverisë të zgjedhur ishte një grusht shteti dhe denoncon protestuesit për nxitjen e dhunës dhe frikësimin e nëpunësve civilë.
Arsyetimi i ushtrisë për kapjen e pushtetit dhe arrestimin e 1 shkurtit të udhëheqëses së qeverisë, Aung San Suu Kyi dhe të tjerëve erdhi ndërsa protestuesit dolën përsëri në rrugë dhe pasi një i dërguar i KB paralajmëroi ushtrinë e “pasojave të rënda” për çdo përgjigje të ashpër ndaj demonstratave, shkruan Reuters.
“Objektivi ynë është të mbajmë zgjedhje dhe t’ia dorëzojmë pushtetin partisë fituese,” tha Gjeneral Brigade Zaw Min Tun, zëdhënës i këshillit qeverisës, në konferencën e parë për shtyp të ushtrisë që kur mori pushtetin.
Ushtria nuk ka dhënë një datë për zgjedhje të reja, por ajo ka vendosur një gjendje të jashtëzakonshme për një vit. Zaw Min Tun tha se ushtria nuk do të mbante pushtetin për një kohë të gjatë, transmeton arbresh.info.
“Ne garantojmë … që zgjedhjet do të mbahen,” i tha ai konferencës për shtyp të cilën ushtria transmetoi drejtpërdrejt në Facebook, një platformë që ushtria e ka ndaluar.
I pyetur në lidhje me ndalimin e fitueses së çmimit Nobel dhe presidentes, Suu Kyi, ai tha se ushtria do t’i përmbahet kushtetutës./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...