Organizata Amnesty International (AI) pas një hulumtimi intensiv prej 9 muajsh ka paraqitur në formë raporti provat për persekutimin që Mianmari ka kryer kundër muslimanëve Arakanit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në raport theksohet se janë gjetur prova gjithëpërfshirëse dhe të besueshme që tregojnë se Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Mianmarit, Min Aung Hlaing dhe 12 zyrtarë të lartë ushtarakë janë pjesëtarë në krimet kundër njerëzimit të kryera gjatë spastrimit etnik të popullatës së Arakanit në pjesën veriore të rajonit të Arakanit.
Gjithashtu në raportin gjithëpërfshirës të titulluar “Ne do të shkatërrojmë gjithçka: Përgjegjësia e ushtrisë së Mianmarit në krimet kundër njerëzimit të kryera në rajonin e Arakanit”, duke iu referuar veprimeve të ndërmarra nga forcat e sigurisë të Mianmarit në të gjithë pjesën veriore të rajonit të Arakanit, si vrasjet, përdhunimet, torturat, djegiet e fshatrave dhe lënia në uri, theksohet se ka prova që dhuna e zbatuar janë sulme shumë të planifikuara dhe sistematike që kanë në objektiv popullatën e Arakanit.
“Në përputhje me ligjin ndërkombëtar, atyre duhet t’u kërkohet që të japin llogari për krimet e kryera kundër njerëzimit dhe shkeljet e tjera të rënda të të drejtave të njeriut si dhe rolin e tyre në këto shkelje. Kjo llogaridhëniet duhet të jetë për të gjithë ata që i kanë përlyer duart me gjak deri sa kjo të arrijë edhe tek Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Min Aung Hlaing, i cili është shefi i zinxhirit urdhërues dhe komandues”, thuhet në raportin ku bëhet e ditur se krahas zv.Shefit të Shtabit të Përgjithshëm Soe Win janë të përfshirë edhe ushtarakë të tjerë që kanë përgjegjësi në këto shkelje.
Si janë mbledhur provat
Raporti krahas qindra intervistave, është i bazuar në imazhet satelitore, foto dhe video të verifikuara dhe mbi provat të shumta forcuese që janë gjetur nga hetimet e mjekësisë mjeko-ligjore dhe ekzaminimeve të armëve të kryera. Po ashtu në raport flitet edhe për detajet e shkeljeve të caktuara të kryera nga ushtria gjatë “operacioneve të spastrimit” pas sulmeve të Ushtrisë Çlirimtare të Rohingyave të Arakanit (ARSA).
Nga 11 krimet e kryera të listuara në listën e Statusit të Romës të Gjykatës Ndërkombëtare Penale theksohet se 9 prej tyre janë kryer nga forcat e sigurisë të Mianmarit.
Ndër të tjera në raport bëhet thirrje që ngjarjet në Mianmar të gjykohen në Gjykatën Ndërkombëtare Penale (ICC).
“Përgjegjësi kryesor është ushtria”
Andrew Gardner, drejtuesi strategjik dhe hulumtues i Organizatës Amnesty International (AI) për Turqinë, në një deklaratë për AA në lidhje me çështjen pasi ka tërhequr vëmendjen se ky është raporti më gjithëpërfshirës që kanë publikuar për muslimanët e Arakanit, ka theksuar se ushtria e Mianmarit ka kryer krime kundër njerëzimit në mënyrë të pamëshirshme, sistematike dhe të planifikuar ndaj qytetarëve të Arakanit.
“Organizata Amnesty International (AI) për herë të parë publikon emrin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë së Mianmarit dhe të 9 personave të tjerë të lidhur me të si dhe emrat e 3 personave të lidhur me policinë e mbrojtjes kufitare. Përse i publikojmë? Sepse njoftojmë se këta kanë luajtur rol aktiv në këtë operacion të spastrimit etnik. Ne si Organizata Amnesty International njoftojmë emrat e këtyre personave që kanë drejtuar operacionin e spastrimit etnik dhe kanë luajtur role aktive. Në raportin tonë ndodhen prova shumë të thjeshta. Janë përgatitur me informacionet e dëshmitarëve, gjë e cila tregon se në disa fshatra janë kryer masakra të mëdha, në disa fshatra njerëzit janë vrarë teksa largoheshin, në disa fshatra janë djegur shtëpi me njerëzit brenda dhe kjo është një krim i madh kundër njerëzimit”, është shprehur Gardner, duke bërë të ditur se përgjegjësi i vërtetë i shkeljeve të të drejtave është ushtria e Mianmarit.
Më tej Gardner, ka shtuar se ushtria e Mianmarit sulmet e saj sistematike kundër muslimanëve të Arakanit i ka nisur në gusht të vitit 2017 dhe se që nga kjo datë, 80 përqind e njerëzve që jetonin në ato rajone janë detyruar të emigrojnë. Nuk mund të ketë asnjë justifikim për këto krime të kryera kundër muslimanëve të Arakanit, ka vënë në dukje Gardner, duke tërhequr vëmendjen ndaj civilëve janë kryer krime brutale.
“Qeveria e Mianmarit, shprehet se ata janë duke luftuar kundër një organizate të armatosur, se aty ka prani terrorizmi. Por, të provat që kemi arritur në raportin e Amnesty International, dëshmitë që kemi marrë nga dëshmitarët tregojnë se janë kryer krime, masakra kundër civilëve, kundër njerëzve të pafajshëm. Qeveria ka bërë spastrim etnik me pretendimin e një organizate të armatosur. Për këtë ka prova në raportet tona se kjo është një gjë e planifikuar. Deri më tani reagimet nga fuqitë ndërkombëtare janë shumë të pamjaftueshme. Ky raport i Amnesty International është një provë e rëndësishme. Si Amnesty International, ne mendojmë se këto krime duhet t’i referojmë në Gjykatën Ndërkombëtare Penale (ICC) dhe duhet të fillohet një hetim gjithëpërfshirës”, tha Gardner.
Gjesti i lë një trëndafil Xhenetës pranë kokës
Liverpooli e bën prioritet transferimin e yllit të Brightoni...
Luginasit ankohen për gjoba në kufirin e Kosovës, kryetari i...
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin ...
Zarf i bardhë: Banorët fitojnë 100% të buxhetit gjatë sfidës...
ARC organizoi trajnim dy ditor për zyrtarët e gjendjes civil...