Ushtria e maskuar e Putin po bën kërdi në Afrikë

13:44 | 13 Gusht 2019
L G

Nuk është e fshehtë se Rusia ka një prani të sajën në Republikën e Afrikës Qendrore. Rrugët e vendit që ndodhet në zemër të kontinentit janë të mbushura me postera ku shkruhet “Rusia: dorë për dore me ushtrinë tuaj!”.

Një stacion radiofonik vendas vendos gjithmonë balada ruse por edhe kurse për të mësuar gjuhën. Rekrutët në ushtri stërviten në rusisht, duke përdorur armë ruse.

Por fushata e ndërmarrë nga Rusia në këtë shtete të shkatërruar nga lufta nuk është aspak e pastër, por një përzierje mes mercenarëve dhe marrëdhënieve me publikun për të rritur ndikimin e Moskës në vend dhe pozicionin e saj si “lojtar kryesor” në rajon.

ë hetim njëmujor i CNN ka zbuluar se kjo dëshirë ambicioze për Afrikën po sponsorizohet nga Yevgeny Prigozhin, një oligark rus aq shumë i lidhur me Kremlinin sa që njihet si “kuzhinieri” i Putinit. Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj tij pasi ka dhënë fonde për Agjencinë e Kërkimeve në Internet, e cila ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016.

Konglomerati i kompanive të Prigozhin përfshin disa firma, që sponsorizojnë stacionin radiofonik në Republikën Qendrore Afrikane, por financon edhe stërvitjen e rekrutëve në ushtri. 250 mercenarë janë tashmë të vendosur në vend, të tjerë pritet të vijnë shpejt. Përfitimi nuk është vetëm forcimi i ndikimit rus, por edhe koncesione bujare për të shfrytëzuar minierat e diamanteve dhe arit, të cilat gjenden me shumicë në këtë shtet.

Prigozhin gjithashtu mendohet se është mbështetësi më i madh i Ëagner, një kontraktor i fshehtë mercenarësh, ushtarët e të cilit kanë luajtur rol të rëndësishëm në zona të nxehta, si Siria dhe Ukraina. Edhe pse Presidenti rus Vladimir Putin mohon se këto grupe veprojnë në lidhje të drejtpërdrejta me Kremlinin, fakt është se kampi qendror i stërvitjes së Ëagner në Molkino, në jug të Rusisë, është shumë pranë bazës së forcave speciale ruse.

Në Republikën Qendrore Afrikane, baza e mercenarëve ndodhet dy orë larg kryeqytetit Bangui. Para kamerave të CNN, ushtarakët mbuluan fytyrat dhe i vetmi person që foli ishte Valery Zakhrarov, një ish-efektiv i shërbimit të inteligjencës, që drejton bazën. “Rusia po rikthehet në Afrikë”, thotë ai. “Kemi qenë të pranishëm në shumë shtete gjatë kohës së Bashkimit Sovjetik dhe tani Rusia po kthehet në të njëjtin pozicion. Kemi ende lidhje dhe po përpiqemi t’i rivendosim ato”, tha ai.

Edhe pse zyrtarisht, mercenarët janë aty vetëm për të stërvitur ushtarët, CNN ka siguruar dokumentet që vërtetojnë se kompania e Prigozhin ka marrë favore edhe në “sektorë të tjerë”,, konkretisht shfrytëzimin e 7 zonave të njohura për ar dhe diamante. Vetë të rinjtë e një fshati pranë njërës prej minierave tregojnë për CNN se si rusët mbërritën për herë të parë 18 muaj më parë. Ata punojnë aty gjithë ditën në kërkim të mineraleve të çmuar dhe çdo gjë që gjejnë ia dorëzojnë përgjegjësit, sigurisht rus.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme